PAMJET/ Policia aksion në rrugën e Kavajës, ja apeli i fortë që bëhet për shoferët

Oct 24, 2020 | 13:43
SHPËRNDAJE

Rrugorët e kryeqytetit kanë vijuar me kontrollet dhe ndëshkimin e shoferëve për parkime të gabuara, përgjatë 12 orëve të fundit.

Policia u ndaj me fokus të veçantë në Rrugën e Kavajës.

Blutë bëjnë me dije se janë ndëshkuar 135 automjete të parkuara në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, njësoj si ajo e “Myslym Shyrit”, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

“Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik qytetas, problematika që shkaktohet nga pushimet dhe qëndrimet e gabuara është akoma më e madhe, veçanërisht në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë, ku pushimet në korsitë e lëvizjes apo në rreshtin e dytë shkaktojnë pengesa serioze për trafikun në tërësi, si dhe për mjetet e emergjencave mjekësore dhe civile në veçanti”, shkruan Policia e Shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura