Këto janë pamjet nga vendi ku ndodhi atentati me dy viktima këtë të enjte, 18 gusht pranë mbikalimit të Panajasë në autostradën Fier-Vlorë.
Korespondenti i Panorama bën me dije se ndaj makinës së viktimave është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Pak pranë vendit të atentatit, konkretisht në Frakull, është gjetur dhe një automjet i djegur që dyshohet të jetë i përdorur nga autorët.
Nuk ka ende të dhëna zyrtare nga policia, as për identitetin e viktimave.
Ndërkohë që dyshohet se një person i tretë të ketë mbetur i plagosur nga ngjarja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al