Pamjet nga Porti, brenda makinës ku u gjet heroina, si ishte fshehur dhe paketuar (video)

Sep 17, 2019 | 9:42
SHPËRNDAJE

porti heroine

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga makina brenda së cilës u gjetën të fshehura 11 kg heroinë, gati për tu trafikuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në pikën e kontrollit të mjeteve, në mjetin tip Opel me drejtues shtetasin A. S. shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë kanë konstatuar se në brendësi të automjetit kishte lëndë narkotike.

Policia sqaron se gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar Heroinë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër, drejtuesi i mjetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura