Gazetari i Panorama në Shkodër ka siguruar pamjet nga makina e djegur e efektivit të policisë në Komisariatin e qytetit në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
“Panorama” konfirmon se makina të cilës dyshohet se i është vënë zjarri është e efektivit Sokol Kroni.
Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, ku është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi”.
Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së efektivit Kroni.
Policia njoftonte: Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qënë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.
Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
© Panorama.al