Pamjet e tmerrshme/ Aksidentohet makina me 8 adoleshentë, vdes 16-vjeçari. I mori makinën nënës pa leje. Ja fjalët e fundit në FB

Nov 18, 2019 | 9:57
SHPËRNDAJE

furli

I mori pa leje makinën mamasë dhe doli me shokët të festonte, humb jetën në mënyrë tragjike një djalë 16-vjeçar.

Adoleshenti i mori makinën nënës pa dijeninë e saj por vetëm pak pasi ishte nisur me shtatë shokë të tjerë që ishin gjithashtu të mitur, u aksidentua.

Nuk kishte mbetur asgjë për të bërë për Daniele Burellin, 16 vjeçarin nga Fagagna, kur mbërriti ambulanca, ai humbi jetën në vend nga plagët e marra.

I riu ishte në timonin e një Opel Corsa, në të cilën shtatë djemtë dhe një vajzë po udhëtonin në rrugën midis Rodeano dhe San Daniele del Friuli.

Aksidenti ka ndodhur gjatë natës pak pas orës 1.50.

Shtatë shokët e tjerë të tij u plagosën, të gjithë 15-vjeçarë. Me gjashtë djemtë në spital u dërgua edhe një vajzë, e cila ishte në makinë me të lënduarit.

Me të vënë re se makina e saj nuk ishte në parking, nëna e adoleshentit kishte nisur menjëherë të kërkonte djalin e saj.

Kur mbërriti në vendin e aksidentit pak pas policisë, ajo shkuli flokët dhe qau me të madhe, nga dhimbja për atë që po i shihnin sytë.

Pak para aksidentit djali kishte postuar një video në mediat sociale, ku degjohej te thoshte: “Jemi tetë vetë, në një makinë me pesë vende”./PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura