Pamjet e tmerrit/ Ulërima e njerëz që vrapojnë, shkon në 142 numri i viktimave nga tërmeti

Aug 6, 2018 | 12:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Shkon ne 142 numri i viktimave nga tërmeti me magnitugë 7.0 që goditi ishullin Lombokut në Indonezi, njoftuan autoritetet lokale.

Një bilanc tragjik dhe shifer qe eshte rritur ne menyre dramatike oret e fundit. Kjo u njoftua nga Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive, e cila ben me dije se buxheti është i destinuar të rritet pasi shpëtuesit nuk kanë arritur ende të futen në disa nga zonat më të goditura në veri të ishullit.

Zëdhënësi Sutopo Purwo Nugroho foli për dëmtime katastrofike në veri të Lombokut, ku qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë dëmtuar.

Turistët perëndimorë kane pare tmerr me sy, nderkohe qe shumë hotele janë evakuuar. Disa postime në mediat sociale tregojnë se edhe në Bali, ku ndihej tërmeti, pati dëme për ndërtesat dhe qendrat tregtare.

Autoritetet indoneziane lëshuan fillimisht edhe një alarm për Tsunami, por që më pas e tërhoqën.

Tërmeti ka sjellë edhe dëme të shumta materiale. Shumë ndërtesa janë shembur plotësisht apo pjesërisht.

NINTCHDBPICT000424903697

Raportimet në mediat ndërkombëtare flasin për një situatë kaotike të krijuar nga tërmeti: Njerëz të terrorizuar kanë vërshuar në rrugë.

CL-MAP-EARTHQUAKE-BALI2

Shumë hotele të ishullit, të frekuentuar kryesisht nga turistë perëndimorë janë evakuuar.

NINTCHDBPICT000424905001

Tërmeti u regjistrua në veri të ishullit, rreth orës 18.46 me orën lokale.

NINTCHDBPICT000424903715

Të dhënat e para tregojnë se epiqendra u lokalizua në një thellësi prej 10.5 kilometrash.

NINTCHDBPICT000424903776

Tërmeti u ndje edhe në Bali fqinje, destinacion ky i shitur edhe nga agjencitë turistike shqiptare. Në Bali, raportohet se ka pasur dëmtime të ndërtesave dhe qendrave tregtare nga lëkundjet.

NINTCHDBPICT000424904999

Policia i bëri thirrje popullsisë të ndjekë rregullat e sjelljes të parashikuara në këto raste.

Lëkundjet e tokës vijnë pas një tërmeti tjetër që goditi ishullin e arqipelagut indonezian, një javë më parë e që i mori jetën 16 personave.

Indonezia është e ekspozuar ndaj tërmeteve pasi ndodhet në unazën e zjarrit, linjën që përshkon të gjithë oqeanin paqësor, ku përllogaritet se ndodhin 90 përqind të tërmeteve të botës. Po në këtë linjë ndodhet edhe më shumë se gjysma e vullkaneve aktivë të botës.

1 2 3 4 5 6 7 8

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura