Pamjet e rënda nga lokali ku vranë 35-vjeçarin, sapo ishte ulur të pinte kafe (foto+video)

Oct 1, 2019 | 10:14
SHPËRNDAJE

Në fotot dhe videon më poshtë, është skena e krimit që ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Lushnjes, në lagjen “Skënder Libohova”, ku Besnik Hida sapo ishte ulur për të konsumuar kafen e mëngjesit, i vetëm. Në një moment, një nga dy autorët sipas policisë, i është afruar dhe e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të vdekur në vend.

WhatsApp-Image-2019-10-01-at-08.22.17 WhatsApp-Image-2019-10-01-at-08.22.192

“Dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e policisë së Lushnjes” informon policia.

Në pamjet e rënda, duket viktima koka e të cilit ka përfunduar tek kangjellat dhe vendi është mbushur me gjak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura