Pamjet e rënda/ I mori makinën shokut për ‘xhiron e fundit’, kush është 17-vjeçari që me shpejtësi skëterrë humbi jetën në aksident

Dec 14, 2019 | 9:21
SHPËRNDAJE

pjimage - 2019-12-14T092048.508

Shpejtësia e lartë dyshohet t’i ketë marrë jetën një 17-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përplas me një pemë.

Për shkak të shpejtësisë skëterrë, sic raporton korespondentja e Panorama, përplasja ka rezultuar fatale për adoleshentin, i cili i kishte marrë makinën një shoku për të bërë xhiro, por që rezultoi të ishte hera e tij e fundit që e bëntë këtë gjë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnate në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër.

Viktima është identifikuar si Myftar Xhebro, 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi), raportoi policia.

Sic shihet edhe në fotot e siguruara nga Panorama, nga përplasja e fuqishme makina është shkatërruar krejtësisht. Madje është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupin e viktimës.

gjirokaster3 gjirokaster2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura