Pamjet e reja nga aksidenti mbrëmë, makina të përplasura, armë të hedhura në tokë. Si skenë lufte… (video)

Aug 17, 2018 | 14:38
SHPËRNDAJE

Policia ka ndaluar qe mbremjen e djeshme dy të rinjtë qe ishin ne makinen qe perplasi 7 mjete te tjera gjate ndjekjes policore ne zonen prane burgut 303 ne Tirane. Ata jane nën akuzë për kundërshtim te forcave te rendit.

Sakaq, policia ka publikuar edhe pamjet e reja se cfare ndodhi mbremjen e te enjtes.

Ne kete video publikuar nga BW mund te shihni momentin e ndalimit te dy personave te akuzuar per ngjarjen.

Panorama” meson se personi qe shkaktoi aksidentin e shumfishte quhet Gentian Koçi dhe ishte i shoqeruar nga shtetasi Ervin Kodra, ky i fundit pasagjer. 

“Panorama” raportoi se dy te rinjte ishin te armatosur, e pas perplasjes se fundit te semafori i zones se burgut, kane dale nga makina duke u hedhur dhe armet i kane “fluturuar” ne oborrin e nje banese ne zone, por arratia e tyre ka perfunduar pak metra me tej.

Mësohet se gjate ndjekjes makina ka përplasur policët dhe të lënduar kanë mbetur dy efektivë policie te patrulles “Shqiponja”, raporton sot Report tv.

Teksa ketu mund te shihni pamjet e reja nga aksidenti, marre nga Instagram.

burgu1 burgu2 burgu3 burgu4

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura