Pamjet dramatike/ Shikoni si punonjësi i restorantit u përlesh me terroristin në Londër (video)

Jun 5, 2017 | 20:40
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje dalin nga njëri prej tre sulmeve që tronditën dy ditë më parë Londrën. Pamjet filmike të siguruara nga CCTV, tregojnë veprimet heroike të një punonjësi restoranti ku  prane tij ndodhi njëri nga atentatet.

Ai shikohet të ketë shtyrë me gjithë forcën e tij derën e restorantin në momentin kur agresorët kanë hyrës në tregun Borough.

Pamja dramatike tregon Sergio Farina duke shtyrë derën ndërsa vrasësi me thikë përpiqej ta detyronte që të tërhiqej.

Por punonjësi nga Spanja arriti të mbronte të pranishmit që ishin brenda në lokal, dhe vrasësi u largua.

Tre xhihadistë vranë shtatë persona dhe  plagosën 48 pas futjes se një furgoni mes këmbësorë te Ura e Londrës dhe më pas braktisjen e automjetit  duke u futur në lokalin e zonës duke therë persona.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura