Pamjet dramatike kur spitali Covid shkrumbohet brenda pak minutave, disa pacientë dalin nga dritaret, të tjerët mbeten brenda

Sep 10, 2021 | 15:08
SHPËRNDAJE

Këto janë pamjet dramatike të momentit kur spitali COVID në Tetovë ka shpërthyer në flakë.

Në pamjet filmike të marra nga kamera e sigurisë në pjesën e përparme e spitalit, shihet çasti kur fillon të dalë tymi godina.

Mjekët vrapojnë me shpejtësi duke ndihmuar fillimisht një person me karrocë që qëndron në jashtë ambienteve të spitalit, duke e larguar nga vendngjarja.

Dhe më pas i vijnë në ndihmë pacientëve të tjerë, të cilët i nxjerrin nga dritarja.

Por siç shihet në video, zjarri përhapet me shpejtësi duke mbuluar gjithë godinën dhe një pjesë e pacientëve mbetën brenda.

Fatkeqësisht kjo tragjedi u mori jetën 13 prej të sëmurëve me COVID që nuk arritën të dilnin dot nga spitali, si edhe një vajzë e re që u fut brenda në tentativë për të shpëtuar nënën e saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura