Pamjet/ Del video, ja momenti kur qëllohet me armë zjarri ndaj hotelit në Tushemisht

Aug 12, 2020 | 11:15
SHPËRNDAJE

“Panorama” siguron videon e sulmit me armë zjarri pak ditë më parë drejt hotelit në Tushemisht, ngjarje që tronditi banorët dhe pushuesit.

Ky ishte atentati i dytë që i bëhej në harkun kohor të shtatë ditëve ndaj këtij hoteli.

Për ngjarjet, Policia ka vënë në pranga deri tani 5 persona, njëri prej të cilëve organizatori.

‘Mos dëshmo në gjyq se…’/ Zbardhet konflikti, pse e kërcënoi pronarin e hotelit 52-vjeçari me precedentë të theksuar kriminal, si e kapi RENEA në pyll

Ilir Berberi është 52 vjeçari, banues në Pogradec, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike, i cili ra në prangat e Policisë së bashku me tre bashkëpunëtorët, i akuzuar për ngjarjet e ndodhura ndaj një hoteli në Tushemisht.

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, ndaj shtetasit Ilir Berberi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Prishja e qetësisë publike” kryer në bashkëpunim”.

Këto akuza rëndojnë për ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3 përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë 52-vjeçari ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore.

Gjithashtu, po atë ditë kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe IEVP gjatë kryerjes së detyrës.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara.

Gjatë operacionit, shtetasit Iilir Berberi. iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës një armë zjarri tip pistoletë dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje.

ARRESTIMI

Katër personat u kapën sot në një operacion të koduar “Driloni”, nga strukturat e DVP Korçë dhe forcat Renea, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Gjatë operacionit, në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar, Policia kapi organizatorin e këtyre ngjarjeve, person me precedent të theksuar kriminal, i cili mbante dhe armë zjarri pistoletë me vete.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura

MixCollage-16-Apr-2024-09-59-AM-2341