PAMJET/ Çfarë ndodhi sot në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave

Sep 14, 2017 | 9:16
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e parë zyrtare të Këshillit të Ministrave.

I pari vendim ishte për shpalljen e 2018-s si vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

mbledhje qeverie rama 2

Vendimet e tjera lidhen me dhënien e mundësive të nisjes nga puna të procesit të vetting-ut. Qeveria vendosi që ambjentet e ish-godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve t’i jepen institucioneve të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Administrata e vetting-ut do punojë edhe në një pjesë të ndërtesës ku ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit. Aty do vendoset Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Një nga vendimet lidhet me lehtësimin e procedurave me çertifikatat që lëshohen nga Gjendja Civile. Ky ishte edhe një nga premtimet e kryeministrit për lehtësimin e burokracive shtetërore.

Qeveria e re diskutoi edhe për dhënien e një ndihme financiare qeverisë amerikane për të lehtësuar pasojat e dëmeve të shkaktuara nga uraganët “Irma” dhe “Harvei”.

Vendimet e tjera janë për formatimin e qeverisë së re, e cila është më e vogël në numër. Për çdo ministri janë miratuar vedimet për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore.

Ne videon me poshte mund te shihni pamjet e filmuara nga nisja e mbledhjes e cila me pas vazhdoi me dyer te mbyllura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura