PAMJET/ Aksidenti me vdekje në Vlorë, arrestohet shoferi 19-vjeçar

May 23, 2022 | 12:34
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar shoferin 19-vjeçar i cili aksidentoi për vdekje të dielën 50-vjeçarin në autostradën Vlorë – Fier.

Sipas njoftimit të policisë së Vlorës, në pranga ra “shtetasi me iniciale E.S. 19 vjeç, banues në Berat”.

Ai do të akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B.B. 51 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura