PAMJE TE RENDA/ Rishfaqet egërsira Lavdrim Muhaxheri – ekzekuton një fëmijë me antitank (VIDEO)

May 22, 2015 | 8:16
SHPËRNDAJE

Në një video tronditëse ku shihet edhe komandanti i shqiptarëve në Siri nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri është publikuar gjatë ditës nga militantët e ISIS.

Lavdrim Muhaxheri

Në video ata shihen duke e ekzekutuar një të ri me bazuka.

I riu (me i vogel se 18 vjec) të cilin e ekzekutuan raportohet të jenë Ibrahim Shraideh, anëtar i një fisi lokal, Al Shaitat në qytetin Abu Hamam në provincën siriane Deir ez Zor.

Muhaxheri është raportuar si i vdekur së fundmi dhe ka kohë që nuk ka pasur informacion për të, shkruan Koha.net.

Lavdërim Muhaxheri “u bë i njohur” duke grisur pasaportën Republikës së Kosovës dhe duke postuar foto te vet me një kokë të prerë njeriu në duar.

Ai ishte në luftën e “shenjtë” si pjesëtar i forcave të ISIS-it në Irak.

Muhaxheri është shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi ai kishte publikuar fotot duke ia hequr kokën një fëmije në luftën në Siri.

Express

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura