Pamje të rënda/ Nxirret nga rrënojat e hotelit trupi i pajetë i të riut kosovar

Nov 26, 2019 | 16:21
SHPËRNDAJE

Të tjera pamje dramatike vijnë nga qyteti i Durrësit, aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4, që goditi vendin në orën 03:54, ndërsa është konfirmuar një tjetër viktimë, duke e çuar në 17 numrin e personave të pajetë.

“BalkanWeb” ka publikuar një video të tmerrshme nga Hotel Tropikal në Durrës, i cili është rrafshuar nga tërmeti. Siç shihet në video, duket vetëm dora e një prej viktimave të tërmetit.

hotel-tropikal-durres

Një nga punonjësit e zjarrfikësve tha në një lidhje telefonike për “News24” se trupi i pajetë është nxjerrë nga rrënojat dhe i përket një 24-vjeçari nga Kosova. Ndërkohë, sipas zjarrfikësit, mendohet se nën rrënoja është edhe trupi i vëllait të viktimës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura