PAMJE TË RËNDA/ ISIS ekzekuton 400 gra e fëmijë, trupat i shpërndan në qytet

May 24, 2015 | 18:50
SHPËRNDAJE

Militantët e shtetit islamik kanë ekzekutuar të paktën 400 persona, kryesisht gra dhe fëmijë në qytetin e lashtë të Palmira-s në Siri. Dëshmitarë okularë, shkruan “Daily Mail”, kanë raportuar se kane pare qe rrugët janë mbushur me trupat e viktimave te fundit të egërsisë brutale të shtetit islamik.

Foto e tmerrshme e publikuar nga “Daily Mail”

Sakaq, po sot, jane publikuar edhe fotografitë e ushtarëve sirianë të kapur nga ISIS.

Veprimi me i fundit pason vrasjen e rreth 300 trupave pro-qeveritare dy ditë pasi ata moren ne kontroll qytetin, qe tani simbolizon nje “kala te re” te ISIS, me flamurin e zi te tyre sipër një kështjelle të lashtë.

ISIS ka forcuar gjithashtu pozitën e saj në Irakun fqinj ku xhihadistet kane vrarë më shumë se 500 persona, kur ata e zunë qytetin e Ramadi, javën e kaluar.

Ushtaret e zene rob

Televizioni shtetëror sirian njoftoi masakrën më të fundit, duke cituar banorët brenda qytetit, i cili është i njohur si Tadmur në arabisht.

Ushtaret e zene rob

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura