PAMJE TË RËNDA/ Horrori në Durrës, përplaset nga autobusi, pas tij makina e merr zvarrë disa metra viktimën

Oct 26, 2019 | 22:02
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një person ka gjetur vdekjen tragjikisht.

Fillimisht viktima, ende i paidentifikuar, është përplasur nga një autobus pranë Urës së Dajlanit, ndërsa ishte duke udhëtuar me një motoçikletë.

Por pas kësaj, një automjet që ka kaluar më pas, nuk ka mundur ta shohë të aksidentuarin, duke e tërhequr zvarrë nën makinë për disa metra të tjera, deri në afërsi të karburant “Elda”.

Siç shihet edhe nga pamjet, makina e ka tërhequr viktimën prej disa metrash dhe më pas e ka lëshuar.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një aksident, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, në aksin rrugor Tiranë- Durrës,​ në afërsi të karburant “Elda”, në Shkozet, ​ nje​ mjet ende i pa identifikuar ka përplasur​ një​ motoçikletë​ , dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçiketës, rreth 40 vjeç, ende i pa identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit .

video

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura