Pamje të frikshme/ Njerëz që shemben përtokë pa ndjenja, çfarë po ndodh me virusin vdekjeprurës (FOTO+VIDEO)

Jan 24, 2020 | 10:58
SHPËRNDAJE

Mes alarmit te madh te krijuar per virusin vdekjeprures qe po shenon rritje te viktimave ne Kine, mediat kane shperndare edhe pamje shume te frikshme, teksa shihen njerez qe shemben pertoke ne rruget e qytetit kinez, qe cilesohet si vater e koronavirusit.

Daily Mail ka postuar nje nga videot me pamje alarmante, nga qyteti Wuhan qe tregojnë njerëz të shtrirë në rrugë, te tjere qe mbahen nga mjeket, ose te tjere qe bien pertoke aty ku ata qëndrojnë ndërsa njerëzit me maska nxitojnë të ndihmojnë.

Lloji i ri i koronavirusit, një sëmundje e ngjashme me SARS që sulmon sistemin e frymëmarrjes, ka lene 26 viktima dhe ka infektuar 800 në të gjithë botën.

1 2 3 4 5 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura