Pamje të frikshme/ Autobuzi ra në humnerë, shkon në 44 numri i viktimave

Feb 22, 2018 | 19:58
SHPËRNDAJE

Update/ Të paktën 44 persona kanë vdekur në Peru, pasi një autobus u rrëzuar në një humnerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Arequipa, Peru dhe kjo është aksidenti i dytë tragjik që ndodh brenda vitit.

Viktimat janë konfirmuar nga një zyrtar lokal, raporton Reuters.

“Sipas një raporti nga Policia Kombëtare e Perusë, 44 persona janë raportuar të vdekur,” tha guvernatori i rajonit të Arequipa, Yamila Osorio në Twitter.

Rritet bilanci i viktimave nga aksidenti i autobuzit me 57 pasagjerë

Një autobus me të paktën 57 pasagjerë në bord ka rënë në humnerë ditën e sotme në Peru.

5275d5bc5cf4b22c6e3afb0b3be75b4d

”Deri më tani, bilanci i aksidentit automobilistik raportohet në 35 të vdekur dhe 20 të plagosur, njoftoi në platformën Twitter Ministria e Brendshme e Perusë.
Sipas agjencisë së lajmeve ‘Andina’, aksidenti u shënua rreth orës 01:30 sipas orës lokale, (06:30 GMT) në kilometrin 780 të rrugës Panamerikane në rajonin e Arequipas, në jug të Perusë.Autobuzi ra nga 200 metër lartësi tha shefi i policisë Dino Eskudero.

peru-bus-crash

Fatkeqësia ka ndodhur herët në mëngjes, në afërsi të provincës Kamana.

Kjo autostradë njihet si “Kurba e Djallit” sepse është e ngushtë, shpesh e mbuluar me mjegull dhe kthesa përgjatë shkëmbit që ka çuar në aksidente të shumta.

2018-01-02t234807z_1355697949_rc1aaadf4a40_rtrmadp_3_peru-crash 110890-GaleriaUno a8b3e4147851c2211dc986e0af333443 33bf92b57ce16dd036decf006bf83bf3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura