PAMJE TË FORTA/Tragjedia më vdekjeprurëse në 81 vjet, ja pasojat në Nepal dhe Everest

Apr 26, 2015 | 12:57
SHPËRNDAJE

UPDATE/Mali Everest pësoi dje ditën e tij më të keqe, sa i takon numrit të vdekjeve në histori, pas një tërmeti të madh që vrau mijëra persona në Himalaja e shkaktoi orteqe që pretendohet se deri tani kanë vrarë të paktën 17 alpinistë, duke përfshirë një menaxher programesh dhe inxhinier në Google dhe një mjeke e lindur në New Jersey. [portfolio_slideshow]

Siç raporton “Daily Mail”, Doktoresha Marisa Eve Girawong, 29-vjecare, dhe inxhinieri i Google, Dan Fredinburg, 33-vjeç, janë viktimat e para të identifikuara në ortekun në malin Everest.

Këta janë dy nga të paktën 2500 njerëzit që humbën jetën nga tërmeti i cili goditi Nepalin, Indi, Kinë dhe Bangladeshin të shtunën, dhe shkatërroi tempujt shekullorë në kryeqytetin Nepalese, Katmandu.

Kjo është fatkeqësia më e keqe natyrore që Nepali ka parë në 81 vjet, dhe numri më i lartë i vdekjeve të regjistruara ndonjëherë në Everest. 

Sakaq, mediat kanë shpërndarë imazhe nga Everesti dhe nga vendet qe u goditën nga tërmeti shkatërrues, të cilat janë tepër prekëse. Mes tyre gra e fëmijë të prekur, ndërsa mund të shihen edhe njerëz që gjysma e trupit të tyre është përpirë nga toka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura