“Pamje reale dhe jo 3D”, Rama nxjerr videon e nyjes së Milotit. Ja ç’thotë

Aug 14, 2018 | 9:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka uruar edhe sot gjithe ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook, me nje tjeter video, kete radhe nga nyja e re e Milotit. Teksa ironizon se pamjet jane reale dhe jo 3D si e akuzojne shpesh, ai shkruan se vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre.

Mesazhi i Rames 

MIRËMËNGJES dhe me këto pamje (reale dhe jo 3D?) të nyjes së re të Milotit, të hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre, ju uroj një ditë të mbarë ?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura