Pamje nga Spitali Infektiv/ Situata e rënduar, një pacient me tubat e oksigjenit në hundë. Mjekët: Kjo sëmundje është…

Jul 13, 2020 | 12:52
SHPËRNDAJE

infektiv kryeinfermiere

Ministria e Shëndetësisë tha sot se vijon të jetë serioze dhe e rënduar situata në Spitalin Infektiv. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e kryeinfermieres e cila kujdeset për një person të sëmurë dhe bën apel për kujdes.

Ajo iu referohet mjekëve të cilët thonë se kjo sëmundje është tinzare dhe plot të papritura.

POSTIMI I PLOTE

Manastirliu tregon situatën në Infektiv dhe nxjerr këtë video on Vidnews.

?SPITALI INFEKTIV

Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv.

Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!

A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri?? Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:

↔️Respekto distancën

? Vendose maskën

?Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive

?#COVID19?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura