Pamje nga protesta e 10 shkurtit ku mbetën të vdekur Balaj e Xheladini

Feb 10, 2016 | 12:15
SHPËRNDAJE

Sot mbushen 9 vite nga demonstrata e përgjakshme në Prishtinë, ku mbeten të vdekur nga plumbat e gomës së policëve rumun të UNMIK-ut, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini e Mon Balaj.

rumun

Këtë ditë përveç se u vranë aktivistët Balaj e Xheladini, u plagosën edhe 80 protestues të tjerë, ndërsa u arrestuan më shumë se dhjetë aktivistë, transmeton Indeksonline.

Protesta e 10 shkurtit e vitit 2007 kishte si qëllim kundërshtimin e Planit të Ahtisarit, i cili më vonë u shndërrua në bazë të zgjidhjes së statusit të Kosovës.

rumun 1

Vetëvendosje dhe udhëheqësi i saj, Albin Kurti , e kishin konsideruar dhe vazhdojnë ta konsiderojnë këtë plan si zgjidhje jo të mirë dhe jo të drejtë të statusit të Kosovës, derisa për Balajn dhe Xheladinin ende nuk është dënuar askush.

Në një video të publikuar në korrik të vitit të kaluar nga Associated Press, shihen policët rumun duke gjuajtur me plumba gome në drejtim të protestuesve, derisa në të shihet edhe çasti kur protestuesit bartin në duar, njërin nga aktivistët e përgjakur.

Me pankarta në duar në të cilat thuhej “Jo negociata, vetëvendosje”, “Poshtë rrenat dhe hajnat”, “Decentralizimi=ndarje, ndarja=luftë”, mijëra qytetarë të Kosovës qëndruan gjithë ditën në rrugët e kryeqytetit, duke u përball me gazin lotsjellës dhe plumbat e gomës të hedhur në drejtim të tyre.

Si çdo vit, edhe në këtë përvjetor Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar aktivitete të shumta në kujtim të aktivistëve të rënë 9 vite më parë.

Duke filluar nga ora 10, Vetëvendosje ka vizituar familjen e aktivistit të vdekur nga protesta, Mon Balaj për të shkuar për homazhe te varri i tij në ora 10:30.

Pastaj, nga ora 12, Vetëvendosje do të vizitoj familjen e Arben Xheladinit, ndërsa në orën 12:30 do të bëj homazhe te varri i tij.

Në ora 10:30, Vetëvendosje bën homazhe te pllaka përkujtimore e dy aktivistëve, kurse nga ora 14:00, do të shfaqet dokumentari për ngjarjet e protestës së 10 shkurtit 2007. /Indeksonline/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura