Pamje nga ajri të vendit të rrëzimit të avionit në Alpet franceze

Mar 25, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Një avion Airbus A320, i kompanisë gjermane Germanwings, që udhëtonte nga Barcelona në Dusseldorf u rrëzua dje në jug të Francës pranë Digne-les-Bains për arsye ende të panjohura.

Në bordin e avionit ishin 150 persona (144 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit). 

Pas thirrjes së emergjencës, dërguar në orën 10:47, avioni është zhdukur nga radari, duke humbur 9.000 metra lartësi mbi nivelin e detit në vetëm 10 minuta. Sekretari francez i Shtetit Alain Vidalies tha dje në televizion se s’ka “mbijetuar”. Pak më herët presidenti Hollande e kishte cilësuar ngjarjen një tragjedi të madhe.

Këto janë pamjet e kapuara nga ajri, në zonën e rrëzimit të avionit fatkeq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura