Pamje dramatike nga aksioni i IKMT/ Vijojnë përplasjet në Jalë, 7 banorë shoqërohen në polici, mes tyre një i mitur (video)

Sep 18, 2018 | 12:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Vijojnë përplasjet mes banorëve dhe policisë në Jalë. Mësohet se 7 banorë, të cilët kanë kundërshtuar prishjen e pronave të tyre nga IKMT, janë shoqëruar nga Policia.

Mes të arrestuarve, mësohet se është edhe një fëmijë 14 vjeç, nga familja Bala.


Deputeti i PD-se, Agron Shehaj, poston videon e arrestimit te banoreve protestues. “Vazhdon terrori i policisë kundër popullit të pambrojtur. Mbi 10 të arrestuar (përfshirë një 14 vjeçare?) në Jalë midis qytetarëve që protestojnë kundër prishjes së banesave në mënyrë arbitrare nga Qeveria”- shkruan ai.

 

***

Shembja e ndërtimeve në Jalë/ Tension banorë-polici: Janë pronat tona. Reagon IKMT: Të paligjshme

Pritet me reagim te forte nga ana e banoreve aksioni i radhes i Inspektoratit Kombëtar te Mbrojtës së Territorit, mëngjesin e sotëm ne Jale.

WhatsApp Image 2018-09-18 at 11.28.48

IKMT ka nisur aksionin ne kete zone duke pasur si synim shembjen e ndertimeve qe jane te evidentuara pa leje.

“Banorët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht për aksionin e ndërmarrë, ndërsa në dhoma kanë ende turistë”- raporton “News 24”.

“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

WhatsApp Image 2018-09-18 at 11.28.41

Reagimi i IKMT

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e nëntë objekteve të ndërtuara në zonën e Jalës.

Objektet me siperfaqe të ndryshme dhe me lartësi një dhe dy katëshe, kanë pasur funksione shërbimi, kryesisht në hoteleri.

Aksioni i IKMT ka nisur pasi më parë për këto objekte është bërë proçesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm. Pavarësisht kësaj, sërish IKMT ka bërë njoftimet sipas ligjit.

IKMT ka qenë e mbështëtur edhe nga policia e shtetit në këtë aksion
WhatsApp Image 2018-09-18 at 11.28.34

jale4 jale3 jale2 jale1 jale

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura