Pamje apokaliptike/ Pasojat e tërmetit tragjik në Turqi, shkon në 29 numri i viktimave. Vijojnë kërkimet për të mbijetuar (FOTO+ VIDEO)

Jan 25, 2020 | 19:16
SHPËRNDAJE

Termeti shkaterrues me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter qe goditi mbremjen e djeshme rajonin lindor të Turqisë ka lene pas deri tani 29 viktima.

Ora19:13

Ka shkuar në 29 numri i personave që humbën jetën si pasojë e tërmetit tragjik 6.8 ball që goditi Turqinë mbrëmjen e djeshme. Deri më tani janë shpëtuar 43 persona, ndëra ekipet e kerkim shpetimit vijojne kerkimet per te mbijetuar nen germadha.

Ora 09:50

Sipas Autoritetit të Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), 17 njerëz u vranë dhe 654 njerëz u plagosën në Elazığ, provinca e goditur më rëndë.

Katër njerëz u vranë dhe 226 njerëz u plagosën në provincën fqinje të Malatya me dëmin kryesor që po ndodh në rrethin Doğanyol.

Dhjetera të tjerë u plagosën gjithashtu në provincat jugore dhe juglindore të Adıyaman, Kahramanmaraş, Dijarbakir, Şanlıurfa dhe Batman.

Ora 08:30

Mediat turke raportojne se mbi 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe Malatya ku kanë humbur jetën dhe 21 persona.

Nderkohe numri i te plagosurve ka kaluar mbi 1030 të plagosur. Ata janë dërguar në spital për mjekim.

Flitet per se paku 30 persona nën rrënoja per te cilet vijojne operacionet e shpëtim kërkimit.

0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28

/>

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura