Pamje apokaliptike/ Cikloni shënon viktima në Greqi, humb jetën një grua, dy persona të zhdukur (Video)

Sep 19, 2020 | 8:43
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojne te zhdukur si pasojë e ciklonit te frikshem që ka përfshirë Greqinë.

Mediat greke shkruajne sot se viktima e pare e motit te terbuar ka mbetur nje grua, e cila nuk i shpetoi dot vershimit te ujit.

Gruaja e moshuar humbi jeten ne zonën e Farsalas afër Larisas, kurse dy personat e tjere janë shpallur të zhdukur në zonën e  Kardicas.

Situata duket apokaliptike, me shira te rembyeshem dhe permbytje, pasur me shembje dhe nderprerje te energjise ne shume zona.

cikloni2 cikloniimage-4-1 image-2-1 karditsa2


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura