Paloka: Policia dhunon qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre. MB: Teatër me persona të manipuluar

Mar 1, 2015 | 15:54
SHPËRNDAJE

Edi Paloka

Partia Demokratike ka denoncuar Policinë e Shtetit për dhunë ndaj qytetarëve të pafajshëm, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre. Kështu është shprehur sot kreu i grupit kuvendor democrat Edi Paloka, i cili i ka bërë njëkohësisht thirrje qytetarëve të ngrenë zërin që shtetin siç tha ai, “të mos e marrin peng bandat”.

“Ne jemi në mbështetje të të gjithë atyre që ndodhen në birucat e polivië se kërkojnë të drejtat e tyre…kjo nuk ëhstë policia që duam, kjo është policia e Ramës, turpi i qytetarëve shqiptarë….ndaj u bëj thirrje që nga sot e në vazhdim të mos vazhdojnë u binden urdhrave politikë të Ramës… kush do zbatojë urdhrat politikë do mbajë përgjegjësi personale, …duke filluar nga më i fundit deri tek kreu i policisë… qytetarët të reagojnë….mos presin që dhuna të vijë të dera e shtëpisë por të reagojnë, mos lejojnë që shteti të merret peng nga banditë”,- tha Paloka.

Ndërsa me Palokën ishte edhe një qytetar i cili ngriti pretendimin se ishte dhunuar me pa të drejtë sipas tij në ambientet e komisariatit, pasi ishte shoqëruar nga policia në zonën e Kamzës një ditë më parë, aty ku u zhvillua një protest për rikhtimin e energjisë elektrike.

Personi qe denoncoi dhunen

 MB: Teatër me persona të manipuluar

Ministria e Brendshme ka reaguar pas deklaratave të Edi Palokës dhe personit që denoncoi dhunën e policisë një ditë më parë në komisariat.

“Megjithëse Edi Paloka pretendoi se Orest Deda është dhunuar nga Policia, e madje tregoi edhe nje foto me shenja në fytyrë, përfaqësuesi i opozitës nuk shpjegoi se si këto shenja ishin zhdukur nga fytyra e Dedës brenda pak orësh,”,- thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Nuk është asnjë surprizë ky qëndrim i opozitës. Publiku i ka ende të freskëta në memorie se si në Lazarat, gjatë operacionit më të madh antidrogë në vend, opozita mbrojti banditët që qëlluan mbi Policinë e Shtetit dhe sulmonte punonjësit e policisë. Sot, opozita akuzoi sërisht policinë se ka dhunuar pa shkak një qytetar në mjediset e Komisarisatit, por sërish nuk tha as të vërtetën dhe madje as identitetin e “viktimës”. E vërteta është se shtetasi Orest Ded Deda, 32 vjeç, banues në Zallherr të Tiranës, është shoqëruar në Komisariatin Nr.5 të Tiranës në datë 28.02.2015, i akuzuar se ka marrë pjesë në protestë të paligjshme në Kamëz, duke organizuar disa persona për të penguar qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor pranë Institutit Bujqësor në Kamëz. Megjithëse Edi Paloka pretendoi se Orest Deda është dhunuar nga Policia, e madje tregoi edhe nje foto me shenja në fytyrë, përfaqësuesi i opozitës nuk shpjegoi se si këto shenja ishin zhdukur nga fytyra e Dedës brenda pak orësh. Ministria e Punëve të Brendshme i kërkon opozitës t’i japë fund këtij teatri me persona të manipuluar dhe të heqë dorë nga përpjekjet për përbaltjen e Policisë së Shtetit,” – thuhet në përfundim të deklaratës së saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura