Paloka i përgjigjet Ballës: More 8 orë kohë për të reaguar, kërkon shpëtim tek ato që i mallkon çdo ditë

Aug 19, 2018 | 22:40
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur sërish Taulant Ballës, në lidhje me akuzat dhe kundër akuzat për të arrestuarin Edmond Bego.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan: Pasi mori 8 ore kohe, derrkuci i Toyota Yaris kerkon shpetim tek ato qe i mallkon cdo dite si me te korruptuarat ne vend: Gjykatat!

Mr. Toyota Yaris qe drejton grupin parlamentar te PS, mos u fshih pas Edi Rames dhe Fatmir Xhafes, por thuaju shqiptareve:

* A e njeh trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges Mond Bego?

* Cfare te lidh me trafikantin e rrezikshem nderkombetar te droges Mond Bego?

Taulant Yaris, laku po shtrengohet, koha jote dhe e Padronit tend po mbaron! Tik Tak Tik Tak

‘Njihet me 3 emra, bën biznes i qetë në Shqipëri’, Paloka nxjerr emrin e deputetit të PS: Ka marrë në mbrojtje trafikantin, ditët në vijim do…

Policia e Igumenices, ne bashkepunim me sektorin e kontrollit te pasaportave te Sajadhes, kane arrestuar mbremjen e te shtunes te shumekerkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjec.

paloka konf

Kete lajm e ka komentuar sot edhe nënkryetari i PD-së Edi Paloka, i cili ne nje deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike, tha se ai ka lidhje dhe mbeshtetje me njerez te pushtetshem. Paloka ka ngritur disa pyetje, e teksa nxori emrin e deputetit te PS Taulant Balla, tha se ditet ne vijim PD do te beje transparence perse ligji nuk ka vepruar ndaj Begos qe njihet me emer tjeter per policine, Italine e biznesin ne Shqiperi.

“Cdo shqiptar, ka te drejte te pyese sot Edi Ramen, Fatmir Xhafajn dhe Policine e Shtetit:

Si eshte e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, arrestohet nga policia greke por jo nga policia shqiptare?

Si është e mundur që jo vetëm nuk arrestohet por bën i qetë biznes në Shqipëri?

Cfarë lidhjesh me njerëz të pushtetshëm e kanë detyruar Policinë e Shtetit të mbyllë sytë dhe të mos shohë një trafikant ndërkombëtar droge që shëtit i lirë nëpër Shqipëri?

A është Taulant Balla polikani që e ka marrë në mbrojtje trafikantin e drogës dhe bën biznes me të?

PD në ditët ne vijim do beje transparence pse ligji s’ka vepruar ndaj Edmond Begos qe njihet me emer tjeter per policine, Italine e me emer tjeter per biznesin. Sot kerkojme qe Prokuroria te nise hetimet per te zbardhur arsyet e mosveprimit nga policia e shtetit”, tha Paloka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura