“Pallatet ishin dëmtuar nga tërmeti i shtatorit, i lanë njerëzit brenda”, flet inspektori: U hodhën hi syve, erdhën dhe…

SHPËRNDAJE

ETLEVA DELIA/Nëse tri pallatet e Thumanës që sot janë kthyer në rrënoja, do ishin rrethuar nga shteti si të pabanueshme, pas tërmetit të 21 shtatorit të këtij viti, tragjedia e së martës do të ishte shmangur.

Inspektori, Vath Gabili
Inspektori, Vath Gabili

Ato ishin dëmtuar prej dy muajsh, kishin pësuar krisje të rënda, por banorët ishin lënë të jetonin sërish aty. Një banor i zonës, që njëkohësisht është inspektor në Inspektoratin e Mjedisit, Vath Gabili, në një intervistë për gazetën “Panorama” tregon se kur janë ndërtuar këto pallate, banorët që i kanë populluar, historikun e tyre dhe në fund fatin tragjik. Gabili shprehet se godinat e dëmtuara janë ndërtuar nga vitet 1952-1957, kur janë hapur fermat për herë të parë. Sipas tij, gjatë viteve, kryesisht me ardhjen e demokracisë, ka ndodhur lëvizja demografike.

Njerëzit që ishin këtu kanë lëvizur drejt Tiranës, ndërsa këtu kanë ardhur për të jetuar persona nga Veriu i vendit, kryesisht nga Mirdita, nga Burreli. Për inspektorin Gabili, për këtë arsye tërmeti ka prekur shtresat vulnerabël, me pamundësi në të gjitha drejtimet. Sipas inspektorit, pallatet, që ai nuk i quan dot ashtu, por disa godina të ndërtuara pa asnjë llok konstruksioni, janë objekte pa kolona dhe pa asnjë lloj sigurie. “I pati dëmtuar tërmeti i 21 shtatorit dhe nuk u bë zgjidhja. Erdhën dhe bënë disa verifikime, të llojit ‘Më ka çuar nëna për të larë gojën’, i themi ne, që t’u hidhnin hi syve banorëve dhe i lanë prapë brenda. Aty është defekti më i madh.thumane policia

Se ata në pushtet, janë njerëz që ju media duhet të bëni çmos që t’i eliminoni. Nuk vlen solidariteti pas asaj që ka ndodhur, kur mund edhe të parandalohej. Ne i kemi mekanizmat, kemi institucione shtetërore, kemi një ngrehinë shteti normal, por veprimi është selektiv. Diferencimi është ekstra i paimagjinueshëm”, shprehet Gabili. Më tej, ai tregon edhe situatën se si është sot Thumana. Tregon për njerëz që i ka zënë paniku, për njerëz që kanë humbur familjarët, për familje të shuara. Ndërsa ndalet edhe te ndërtimet pa kriter që janë kryer vitet e fundit, që sipas tij kanë sjellë sot këto pasoja.

Ju jeni banor i zonës?

Po, banoj këtu prej vitesh.

Duke qenë se jetoni prej vitesh, mund të na thoni diçka rreth pallateve që janë ndërtuar këtu?

Që nga përbërja dhe nga konstrukti këto nuk mund të konsiderohen pallate. Janë disa objekte pa kolona, me qerpiç. Këtu ka pasur dëmtime në njerëz, që është fatkeqësia më e madhe (tregon me gisht një godinë dykatëshe, e ndërtuar në formën e një pallati me disa apartamente). Këtu kanë jetuar nja dy familje.

Si janë ndërtuar këto objekte?

Kur është hapur ferma e Thumanës, këtu kanë ardhur kryesisht banorë nga jugu, nga Skrapari, nga Korça dhe janë instaluar këtu. Jetonin prej vitesh. Kur janë ndërtuar godinat? Këto janë ndërtuar në vitet 1952-1957, kur janë hapur fermat për herë të parë. Gjatë viteve, kryesisht me ardhjen e demokracisë, ka ndodhur lëvizja demografike. Njerëzit që ishin këtu, kanë lëvizur drejt Tiranës, ndërsa këtu kanë ardhur për të jetuar persona nga veriu i vendit, kryesisht nga Mirdita, nga Burreli. Ata kanë ardhur të jetojnë këtu, sepse nuk kanë pasur mundësi për të blerë apartamente në Tiranë, siç i kishin të tjerët. Për këtë arsye janë instaluar këtu. Prandaj ky lloj tërmeti ka prekur shtresat vulnerabël, me pamundësi në të gjitha drejtimet.rama thumane2

Po tërmeti i 21 shtatorit, i dëmtoi këto pallate në Thumanë?

I pati dëmtuar tërmeti i 21 shtatorit dhe nuk u gjet zgjidhja. Erdhën dhe bënë disa verifikime, të llojit “Më ka çuar nëna për të larë gojën”, i themi ne, që t’u hidhnin hi syve banorëve dhe i lanë prapë brenda. Aty është defekti më i madh. Se ata në pushtet janë njerëz që ju media duhet të bëni çmos që t’i eliminoni. Nuk vlen solidariteti pas asaj që ka ndodhur, kur mund edhe të parandalohej. Ne i kemi mekanizmat, kemi institucione shtetërore, kemi një ngrehinë shteti normal, por veprimi është selektiv. Diferencimi është ekstra i paimagjinueshëm.

Ju vetë ku banoni?

Unë këtu banoj. Jo në këtë zonë ku ndodhën këto fatkeqësitë. Jam autokton dhe kam pasur mundësi që ta ndërtoj vetë shtëpinë time.rama thumane3

Keni pësuar dëmtime?

Nuk kam pësuar dëmtime, por tërmeti ka qenë shumë i frikshëm. E keqja më e madhe është se këtu njerëzit i ka kapur paniku. Çdo orë ka lëkundje tërmeti dhe njerëzit i kanë humbur edhe shpresat tani, i humbën njerëzit. Ka familje që i kanë humbur pjesëtarët e të gjithë familjes. Ka familje që kanë humbur babanë, nënën, ka të tjerë që kanë humbur fëmijët. Është një situatë kaotike. Aktualisht ka pasur impenjim. Kanë ardhur institucionet dhe po e trajtojnë problemin me seriozitet. Por kjo duhej të ishte bërë më përpara. Zhvillimin duhet ta kemi të kontrolluar se të godet me jetë njerëzore. Nuk e kemi pasur zhvillimin të kontrolluar, kemi ndërtuar ku kemi mundur. Kanalet i kemi shkatërruar, vaditjen, kullimin, që janë dy gjëra që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë. Dikur i kemi konsideruar vepra arti, sot nuk konsiderohen më ashtu. Argjinatura kishte roje dikur dhe ruhej. Sot nuk kemi asgjë.

PANORAMA

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.