Palestinezët i japin SHBA-së plumbin që vrau gazetaren Abu Akleh

Jul 3, 2022 | 16:26
SHPËRNDAJE

auto_auto_Gazetarja116525569851656857509Palestina i ka dorëzuar ekspertëve amerikanë të mjekësisë ligjore plumbin që vrau gazetaren palestinezo-amerikane, Shireen Abu Akleh, gjatë një bastisjeje izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar muajin e kaluar, sipas zyrtarëve palestinezë, raportoi të dielën “Al Jazeera”.

Akram al-Khatib, prokurori i përgjithshëm për Autoritetin Palestinez, ka thënë se zyrtarët kanë rënë dakord që t’ua transferonin plumbin amerikanëve për ekzaminim, duke marrë garanci nga SHBA-ja që ekzaminimi do të kryhet nga ata dhe jo nga izraelitët.

Zyrtarët palestinezë kanë arritur në përfundim se gazetarja e Al Jazeeras, Abu Akleh është vrarë nga ushtria izraelite.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha muajin e kaluar se informacioni që kishte mbledhur tregonte se plumbi që vrau Abu Akleh më 11 maj u qëllua nga forcat izraelite.

Vendimi për t’i dhënë plumbin ekspertëve amerikanë përfundon pas ngërçit disajavor mbi atë se kush do të kryente hetimin, me zyrtarët palestinezë që thanë se një hetim që përfshin Izraelin nuk do të ishte transparent.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura