Pakti, studentët e “Luarasi” intershipe në sektorin bankar

May 11, 2017 | 7:57
SHPËRNDAJE

Studentët e Kolegjit Universitar “Luarasi” kanë një mundësi më shumë për të fituar përvojë të mirëfilltë pune që gjatë kohës së studimeve, duke i hapur rrugë kështu ndërtimit të karrierës. Falë një marrëveshjeje, rreth 20 studentë do të kenë mundë- si të angazhohen për një vit rresht pranë zyrave të “Raiffeisen Bank”, duke u trajnuar e menaxhuar nga stafi i bankës.

1

Lajmin e mirë e dha përfaqë- suesja Jona Telo gjatë një seminari. “Studentëve u jepet një mundësi 12-mujore për të praktikuar teknikat e shitjes për të cilën ata marrin një trajnim dhe menaxhim nga stafi i brendshëm, duke bërë që studentët të përfitojnë një përvojë të mirëfilltë pune. Ata mund të shikojnë dhe kuptojnë nga afër procesin e bankës, produktet, komportohen me klientët, si dhe njihen me kodin e etikës në një institucion bankar”.

Por jo vetëm kaq. Studentët që tregojnë interes dhe i dedikohen praktikës pranë bankës, kanë shansin edhe të fitojnë të ardhurat e para përpara se të dalin nga auditorët e fakultetit.

“Qëllimi kryesor që banka ka nëpërmjet këtij programi, është klienti, suportimi dhe orientimi i tyre për produktet e lançuara së fundmi. Për këtë kontribut që studentët japin, ata marrin edhe një pagesë për çdo klient të referuar që sjellin pranë bankës sonë”, vë në dukje përfaqësuesja Telo. Nga ana tjetër, ky intership gjithashtu i mundëson bankës në fjalë njohjen dhe vlerësimin e kandidatëve të rinj për punësim, duke rekrutuar për pozicionet vakante më të mirët.

“Ndërthurja e teorisë me praktikën është një nga motot që universiteti ‘Luarasi’ ka pasur dhe do të vazhdojë ta ketë, qoftë në sektorin bankar, dhe atë të bizneseve. Studentët tanë janë momentalisht të përhapur në to duke kryer praktikën mësimore, gjë e cila i kompenson më së miri njohuritë teorike me ato praktike. Njëkohësisht i bën ata të denjë për të përfituar pozicione pune në të gjitha kompanitë ku ata janë duke u praktikuar”, thotë Altin Maliqi, pedagog pranë “Luarasi”.

Seminari i fundit e të tilla si këto bëhen me qëllim për t’u dhënë studentëve orientimet më të qarta rreth praktikave mësimore të detyrueshme, që u shërbejnë në të ardhmen në aplikimet për pozicione pune. Në kuadër të marrëveshjeve që universiteti ka nënshkruar me institucionet më të mira të biznesit në vend, studentët e “Luarasi” kanë prioritet.

“LUARASI” DHURON GJAK PËR TALASEMIKËT

Për të 11-in vit, Kolegji Universitar “Luarasi” i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryqit të Kuq shqiptar për dhurimin e gjakut. Një ditë më parë, në ambientet e universitetit, pedagogë e studentë kryen aktin humanitar në ndihmë të personave talasemikë.

2

Dëshira ishte shumëfish më e madhe për faktin se në gjirin e “Luarasi” është një studente e tillë. Iris Zebeli jep mesazhin e saj për të gjithë ata që kanë mundësi dhe nuk bëjnë dhurimin vullnetar të gjakut, që ajo e quan lumturi për të dhe familjen e saj. “Ne kemi nevojë për një pjesë tuajën momentale, të cilën ju mund ta zëvendësoni. Gjaku juaj është lumturia jonë, 330 mililitra që mund të dhuroni ne na shtoni dy javë jetë. S’ka gjë më të lumtur për ne dhe familjet tona”.

Të njëjtin apel japin edhe bashkëmoshatarët e saj, që iu bashkuan nismës për dhurimin vullnetar të gjakut. Kjo është hera e katërt që studenti për drejtësi te “Luarasi”, Almario Shurbi, dhuron gjak, dhuron jetë, duke e quajtur pa frikë një nga aktet më humane që ai ka bërë. “Është një nga donacionet më të mira që unë bëj për veten dhe njerëzit në nevojë. U bëj një thirrje të gjithëve të bëjnë një donacion të tillë: Së pari, u bën mirë për veten dhe së dyti, e më e rëndësishmja, shpëton jetën e njerëzve”. Aktualisht, në Shqipëri numërohen rreth 600 fëmijë talasemikë, 400 prej të cilëve ndodhen në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura