PAKTI PS-LSI/ Emrat për 31 bashki, Bazhdari në Shkodër, Dako në Durrës e Tushe i LSI në Lezhë

Mar 12, 2015 | 13:37
SHPËRNDAJE

Pak javë para përfundimit të afatit për regjistrimin e koalicioneve dhe kandidatëve, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë duke shkuar drejt mbylljes së marrëveshjes për ndarjen e Bashkive dhe përcaktimin e emrave.

Rama dhe Meta

Burime të gazetës “Panorama” bëjnë të ditur se socialistët kanë vendosur të kandidojnë Keti Bazhdarin në Shkodër, Dritan Lelin në Vlorë si dhe të rikandidojnë Dakon në Durrës, Sejdinin në Elbasan dhe Gjergji Goron në Himarë.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të kandidojë ish kryebashkiakun e PD-së, Hasan Halili në Kukës, Gledion Rahovicën në Berat si dhe do të rikandidojë Tushen në Lezhë.

Në listën e bashkive, dy forcat kryesore të koalicionit të majtë nuk kanë përcaktuar ende se kush do të marrë Fierin, ndërkohë që Partia Socialiste nuk ka përcaktuar ende kandidatin e Tiranës.

Kandidatët

Shkodër

Keti Bazhdari, PS

Vlorë

Dritan Leli, PS

Himarë

Gjergji Goro, PS

Tropojë

Rexhë Biberaj, LSI

Kukës

Hasan Halili, LSI

Kurbin

Artur Bardhi, PS

Mat

Adelina Farrici, PS

Lezhë

Viktor Tushaj, LSI

Mirditë

Adrian Leka, PS

Durrës

Vangjush Dako, PS

Shijak

Indrit Buka, PS

Kavajë

Evis Roshi, PS

Elbasan

Qazim Sejdini, PS

Peqin

Bukurosh Maçi, PS

Librazhd

Kastriot Gurra, PS

Prrenjas

Miranda Rira, LSI

Gramsh

Dritan Bici, PS

Belsh

Gentian Elezi, PS

Lushnjë

Fatos Tushe, PS

Divjakë

Fredi Kokoneshi, PS

Berat

Gledion Rehovica, LSI

Skrapar

Nesim Spahiu, LSI

Fier

Salarjon Toto, PS

Robert Bitri LSI

Roskovec

Flamur Mato, PS

Tepelenë

Tërmet Peçi, PS

Memaliaj

Reshat Zike, LSI

Përmet

Bledi Mane, PS

Këlcyrë

Klement Ndoni, PS

Korçë

Sotiraq Filo, PS

Pustec

Edmond Themelko

Pogradec

Roshi Tollozhina, LSI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura