Pakti për Detin/ Kotzias flet pas bisedimeve: Marrëveshja deri në fillim të qershorit

May 2, 2018 | 9:15
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm grek Kotzias ka deklaruar se pritet shume shpejt te arrihet marreveshja me Shqiperine per Paktin Detar.

kotzias3 (1)

Ne nje interviste te dhene ne SKAI, Kotzias ka folur per politiken e jashtme te Greqise, duke u shprehur optimist nga zhvillimet me te fundit lidhur me raundin e trete te bisedimeve me Shqiperine.

“Shpresoj deri në fund të majit të kemi një marrëveshje. Në mos në fund të majit, në fillim të qershorit”, ka thene ai.

Kotzias theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme po bën një punë të madhe që do të shihet për disa javë rreth të gjitha çështjeve që lidhen me Ligjin e Detit. “Jemi ne diskutime me Shqipërinë, ekipet tona teknike janë takuar përsëri. Shpresojmë se deri në fund të majit kemi një marrëveshje dhe nëse jo në fund të majit, do te jete ne fillim të qershorit”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura