Pakti për Detin/ Dule vlerëson marrëveshjen e 2009, akuza Ramës: Ti nuk mund të…

Mar 24, 2018 | 18:08
SHPËRNDAJE

Kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule ka folur nga Korça per marreveshjen e detit dhe marredheniet me Greqine. Dule ka akuzuar kryeministrin Rama se per 5 vite ka mbajtur peng marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise.

Rama-Dule (foto arkiv)
Rama-Dule (foto arkiv)

Sipas Dules, ne keto 5 vitet e fundit jane bere hapa prapa ne marredheniet me fqinjin tone, te cilat kane kosto jo te vogel.

“Mardheniet midis dy vendeve nuk mund te mbahen peng per nje kohe te gjate, sepse ato jane solide dhe te shtrira ne histori dhe te tashmen. Rama nuk mund te mbaje peng vendin ne marredheniet me Greqine, vendi qe eshte strumbullari i politikave euroatlantike te Europes Juglindore”- tha ai.

Sa i perket marreveshjes se detit, Dule vlereson si te drejte marreveshjen e vitit 2009, duke shpresuar qe negociatat te konkludojne ne nje rezultat te drejte dhe efektiv.

Per kreun e PBDNJ, ndarja e detit duhet te behet sipas konventes respektive te Kombeve te Bashkuara, e cila parashikon cdo aspekt te procesit dhe eshte ratifikuar nga te dyja vendet.

Pavaresisht vendimit te Gj. Kushtetuese per marreveshjen e 2009, Dule thote se e drejta nderkombetare prevalon mbi te drejten e vendit, perfshire edhe Kushtetuten.

“Greqia dhe Shqiperia jane te vonuara ne arritjen e marreveshjes”- shprehet Dule, i cili sjell ne vemendje edhe apelin e Junker ne Tirane.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura