Pakti me Shqipërinë/ Kotzias reagon pas kritikave: Epiri i Veriut s’është yni, ndryshimi i kufijve…

Jul 3, 2018 | 14:05
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtem i Greqise, Nikos Kotzias, ka sqaruar sot edhe njehere, se ceshtja came nuk eshte fare pjese e paktit qe pritet te finalizohet me Shqiperine. Vetem nje dite pasi media greke “Protothema” publikoi pikat e marrëveshjes që jane ne paketen e diskutimit, Kotzias i ka dhene pergjigje sot kritikave të shumta qe erdhen pas deklarates se bere nga kjo media se “Greqia dha Epirin e Veriut per nje Cameri qe nuk ekziston”.

kotzias

Mediat greke, shkruajne sot se Kotzias ka deklaruar se ky territor nuk i perket Greqise.

Është qesharake të besohet se Epiri i Veriut i përket Greqisë. Ne duhet të bashkohemi. A i njohim kufijtë e formuar nga Akti Final i Helsinkit? A e njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A i njohim rezultatet e dy Luftërave Botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam t’i referohemi atij”?- ka thene ai.

Sipas Kotzias, ceshtja came nuk ka asnje diskutim dhe theksoi se nuk duhet te kete as pretendime territoriale.

Sipas tij, opozita greke duhet te jete e arsyeshme, nderkohe qe theksoi se duhet te kihet mire parasysh se cfare ndodh kur kerkohet ndryshim kufijsh. Ai kujtoi ne kete rast, variantet me te keqija sipas tij te politikës së jashtme turke, kur qëllimi ishte rishikimi i kufijve, kushtet dhe sjelljet.

“Disa anëtarë të “Demokracisë së Re” bëjnë lojëra, thonë gënjeshtra, sikur ne shkëmbyem Çamërinë me Epirin e Veriut. Duket se e kanë harruar se ajo që ne e quajmë Epiri i Veriut, sot i përket një shteti sovran, të pavarur. Nëse të kundërt ta thonë hapur që kërkojnë ndryshim të kufijve? Duan që të bëjmë luftë dhe të ndryshojmë kufijtë? Apo vazhdojmë të besojmë akoma në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, tha prere Kotzias.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura