Pakti me Greqinë/ Media greke: Bushati-Kotzias përpjekje intensive, a do t’i japë Meta autorizimin Ramës?

Jun 22, 2018 | 11:12
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtem i Shqiperise, Ditmir Bushati dhe ai grek, Nikos Kotzias vazhdojne perpjekjet intensive ne Rodos per mbylljen e marreveshjes mes Shqiperise dhe Greqise, aq shume te diskutuar prej kohesh.

Mediat greke shkruajne sot se “Në Rodos Kotzias e Bushati po vazhdojnë edhe sot me ritme intensive përpjekjet për të mbyllur marrëveshjen, me qellim që pastaj të ndërmarrin hapin përfundimtar dy kryeministrat, Tsipras e Rama”.

Sipas te njejtit portal grek, marrëveshja e pritshme mund të perballet me refuzimin e presidentit Ilir Meta për t’i dhënë autorizimin per kete pakt kryeministrit Rama.

“Por ka edhe nje optimizem të përmbajtur që presidenti Meta të ndryshoje qëndrim, perballe presionit te faktorit ndërkombetar”- shkruan media greke.

rama cipras

Nje dite me pare, po mediat greke, teksa dhane informacion per takimin Kotzias-Bushati, shkruanin  se nese nuk do te kete ndonje te papritur ne oret qe pasojne, atehere dy kryeministrat, ai i Shiperise, Edi Rama dhe ai grek, Alexis Cipras do ta nenshkruajne kete pakt në një takim qe pritet te mbahet gjatë samitit të BE-së më 28 dhe 29 qershor.

Mediat greke shkruajne se pakti ne fjale do te ishte mbyllur me kohe, nese nuk do te kishte reaguar presidenti i Shqiperise, Meta, por Rama (citojne mediat) pret qe kjo pengese tashme te tejkalohet.

Burime diplomatike te pyetura nga gazeta “Panorama” nuk pranuan te komentonin njoftimet mediatike, por nga ana tjeter thane se “bisedimet me palen shqiptare vazhdojne me synimin qe marreveshja te arrihet sa me shpejt qe te jete e mundur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura