“Pakt me Perezin, njësoj si largimi i Ronaldos”, ja detajet e fundit nga “telenovela” Modriç

Aug 4, 2018 | 17:00
SHPËRNDAJE

Çështja Modriç po kthehet në një telenovelë këto ditë të nxehta vere, me Interin që kërkon ta ketë me doemos kroatin në ekip për sezonin e ri. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, ashtu siç ndodhi me largimin e Ronaldos për tek Juventusi, presidenti Perez duket se ka një pakt verbal me mesfushorin kroat.

modric perez

“Pakti i kalorësve”, konsiston në faktin se nëse Modriç ia kërkon vetë largimin presidentit Florentino Perez, duke i arsyetuar edhe pse kërkon të largohet, ndoshta duke menduar se ciklit të tij në Madrid i ka ardhur fundi, siç raporton Gazzetta, atëherë presidenti i Realit mund ta lërë të lirë të bashkohet me Interin, duke pezulluar edhe klauzolën prej  750 milionë eurosh që kroati ka në kontratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura