Pako me tritol poshtë automjetit tip “Benz”. Policia jep detaje për ngjarjen e ndodhur…

Nov 22, 2020 | 10:41
SHPËRNDAJE

Një sasi lëndë eksplozive është vendosur poshtë një automjeti në qytetin e Vlorës, por fatmirësisht pakoja e dyshimtë është pikasur në kohë.

FOTO ILUSTRUESE
FOTO ILUSTRUESE

Ndërhyrja e forcave xheniere ka bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse poshtë automjetit tip “Benz”.

Ngjarja është regjistruar mesnatën e shkuar në lagjen “Hajro Çakërri”.

Njoftimi:

Mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë është marrë informacion se  poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B. që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën  perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat  pas veprimeve të para bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura