Pako me ilaçe, policia sekuestron mallra kontrabandë në kufi! Hynë nga Serbia drejt Kosovës

Oct 19, 2021 | 22:58
SHPËRNDAJE

policiakosove

Policia e Kosovës ka thënë se të martën ka penguar një rast të kontrabandës me mallra nga Serbia në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se në fshatin Domorovc, të Komunës së Ranillugut, është futur një traktor, që dyshohej se kishte mallra kontrabandë.

Zyrtarët policorë është thënë të kenë identifikuar lokacionin ku është ndalur traktori dhe në të kanë gjetur pako me ilaçe të llojeve të ndryshme, si dhe pajisje të instalimit elektrik.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, traktori me mallra është sekuestruar dhe është inicuar rasti “kontrabandë me mallra”.

Zyrtarët policorë është thënë se janë duke tentuar t’i identifikojnë të dyshuarit.

Ditë më parë, Policia e Kosovës ka kryer një aksion për luftim të kontrabandës me mallra në disa qytete të Kosovës, përfshirë veriun.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, aksioni nuk ka përfunduar pasi zyrtarë policorë janë penguar gjatë punës.

Policia ka thënë se në këtë aksion janë sekuestruar mallra “të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj”./ Marrë nga REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura