Pako e dyshimtë në mes të rrugës, alarmohet policia në Shkodër

Jun 28, 2022 | 17:43
SHPËRNDAJE

Një pako e dyshimtë ka alarmuar policinë e Shkodrës. Sipas njoftimit të bërë publik nga vetë policia thuhet se në lagjen “Vojo Kushi” në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali ka.

pakoja e dyshimte

“Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura