‘Pakicat kombëtare’, Dule ‘përplaset’ me Bushatin: Ironi provinciale, jeni i dështuar

Oct 12, 2017 | 10:53
SHPËRNDAJE

Pr.ligji për pakicat kombëtare eshte bere shkak per repliaka dhe debat ne seancen e sotme ne Kuvend mes kreut të PBDNJ, Vangjel Dule dhe ministrit te Jashtëm Ditmir Bushati.

dule kuvend

Gjate fjales se tij, Dule kërkoi të hiqet nga rendi i ditës duke kërkuar sqarime nga Bushati se pse ky pr.ligj paraqitet nga ministrja e Jashtësme dhe jo nga ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme.

“Përse ky ligj mbrohet në komisione dhe paraqitet nga ministrja e Jashtme dhe jo nga ministria e Drejtësisë dhe ajo e punëve të brendshme. Përse zgjodhët natyrën e ligjit kuadër për këtë pr.ligji për minoritetet në një kohë që kërkohej një ligj për implementimin? Në hartimin e këtij ligji a keni marrë si referencë ligjin e ndonjë vendi tjetër të rajonit me të njëjtat ngjashmëri për respektimin e të drejtave të minoritetit?”- tha Dule.

Pas tij ka reaguar ministri Ditmir Bushati, duke sqaruar se pr.ligji është miratuar nga 4 ministra dhe Ministria e Jashtme është përgjegjëse për raportimin.

“Në lidhje me pyetjen e parë se pse ministrja e punëve të Jashtme e ka prezantuar ligjin në komisione dhe në seance informacioni juaj është i pasaktë, Ky pr.ligj është miratuar në Këshillin e Ministrave nga 4 ministra. Ministria që unë drejtoj është institucioni përgjegjës për raportimin. Ju them që nga viti 200 e deri me sot ka një ndërveprim bazuar në konventën kuadër dhe Shqipëria ka disa detyrime. Kemi një ligj kuadër në bazën e të drejtës kombëtare, ne me këtë ligj krijojmë bazën e akteve nënligjore. Kemi marrë rastet nga rajoni? Është e vështirë pasi praktika është e shumëllojshme. Ka vende që kanë një realitet multientik”- tha Bushati.

Sipas Dules, ‘kjo përfaqëson frymën e kërkesave të minoriteteve jo me diskriminim pozitiv por si të barabartë, vetëm një vend me trajtim të barabartë të qytetarëve garanton koherencën sociale, element kyc për integrimin”.

Pas tij ka replikuar serish Bushati, duke ironizuar me Dulen, se nuk e ka lexuar raportin edhe pse ka mbaruar per anglisht. Bushati theksuar se “sot nuk ka më verifikim me shkumës te dera e shtëpisë, u sekëlldisa nga sugjerimet tuaja”.

Bushati i kujtoi Dules se “Nëse do ishte kaq e thjeshtë, fqinjët tanë, që me të drejtë flasin për respektimin e pakicave do kishin aderuar në këtë konventë shumë më parë. Pse nuk merrni në referencë ligjin cek apo polak? Unë nuk hyj në diskutim për ngjashmëritë, përbërja etnike e Malit të Zi është e pakrahasueshme”.

Pas Bushatit reagoi Dule: “E dëgjova tentativën tuaj për të ushtruar ironinë provinciale, ashtu si edhe në dëgjesa, mos e tentoni jeni i dështuar. Folët ër ftesa, dhe se nuk kam marrë pjesë në debate, asnjë ftesë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura