“Paketat ekonomike nuk dhanë efektin e duhur”- Arben Malaj: Çfarë rrezikon Shqipëria pas pandemisë

May 26, 2020 | 20:05
SHPËRNDAJE

Ish-ministër i Financave, profesori i ekonomisë Arben Malaj deklaroi se paketa e ndihmës ekonomike nuk ka dhënë efektin që pritej.

arben-malaj-1-700x495

Në një lidhje skype për ‘News24’ Malaj theksoi se pagesat e papunësisë të cilësuara si ‘pagat e luftës’ nuk kanë mbërritur tek ata që i meritonin.

Sipas Malajt, shërbimi turistik duhet të jetë kërkues për zbatimin e protokollit, por i duhet ndihmë nga qeveria.

Teksa u ndal tek garancia sovrane, Malaj theksoi se ajo mund të ishte një ndihmë e madhe që të nxiste sektorin e turizmit dhe ekonomisë që të punësonte më shumë njerëz.

“Pjesa e turizmit duhet të jetë më kërkesës në zbatimin e protokollit, por duhet ndihmë. Duhet koncepti i lëvizjes. Duhet parë me shumë kujdes dhe në strategji sa i takon turizmit. Ka vende më të zhvilluara se Shqipëria, por në kohën e një krize pandemie nuk është normale që të vendosen sanksione të tilla.

Hapja e ekonomisë së jashtme nuk është në dorën tonë. Qeveria duhet të negociojë. Duhet zgjeruar numri i vendeve me një komunikim të drejtpërdrejtë, me avantazhin se menaxhimi është konsideruar i suksesshëm. Që të minimizojmë vonesat e ardhjes së turistëve, qeveria mund të ketë një fokus të madh për të eliminuar barrierat. Është mirë që u veprua me paketa. Duhet të jemi realist pasi paketat se kanë dhënë efektin e tyre. Pagesat e papunësisë nuk kanë mbërritur tek ata që e meritojnë. Ndihma e menjëhershme për familjet, rreth 40 mijë leke për çdo muaj, nuk vlerësoj se janë të mjaftueshme. Kjo mungesë komunikimi dhe qartësimi për paketat. Nëse nuk krijohet një optimizëm, njerëzit do të rrisin pesimizmin e tyre.

Pjesa tjetër që ka ngelur dhe ka debat është ajo e garancive sovrane. Diçka nuk shkon. Kjo është një element i rëndësishëm për të gjallëruar ekonominë. Pa u hapur vendet e punës, nuk ulet varfëria nga qeveria. Shumë biznese kanë vështirësi për të marrë kredi nga banka. Qeveria, banka qendrore, Ministria e Financave, duhet të jenë të përgatitura për çdo skenar, deri tek bllokimi i ekonomisë. Efekti i pandemive, impakti më i madh është tek perceptimi që krijon tek individët, tek bizneset. Është hera e parë që goditemi nga një krizë e tillë.

Perceptimi që do të kenë sot të rinjtë, të papunët, se kriza të tilla mund të ketë sërish, rrit pesimizmin. Ne pamë që menjëherë u rrit papunësia në 60 mijë veta. Sektorët janë specifik. Kemi varësi nga të ardhurat e emigrantëve. Dhe fakti që kemi një ndërhyrje në ekonominë tonë, me bujqësinë dhe turizmi, që preken në një rast të tillë. Ajo që do mendoja se është kryesore, qeveria duhet të ketë platformat e saj. Duhet komunikuar në kohë pandemie me shumë respekt dhe shifrat duhet të jenë të sakta. Duhet bashkëpunuar me grupet e interesit. Nuk ka kuptim që të miratohen paketa pa u diskutuar me grupet e interesit dhe bankat.”, tha Malaj.

 Mes të tjerash eksperti i ekonomisë pohoi se Shqipëria do të përballet dhe me një tjetër krizë, atë të mungesës së fuqisë punëtore.

“Qeveria duhet të kuptojë se ekonomia është e integruar. Duhet të hiqen të gjitha barrierat. Pra nuk ka kuptim që t’i thuash një berberi; hape në mëngjes e mbylle në 17:30 apo të shtunë dhe të diel. Kriza tjetër që do përjetojë Shqipëria është mungesa e fuqisë punëtore. Papunësia ulet duke dhënë qeveria garanci sovrane. Aktiviteti nuk mund të vijë në të njëjtën periudhë. Do të kemi rritje graduale. Ndaj duhet të fokusohemi tek asistenca e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që të amortizohet kjo papunësi ciklike. Qeveria duhet të punësojë më mirë për protokolle më të mira për turizmin.”, tha ai.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura