Paketa financiare e qeverisë, Bregasi: S’mund të ketë dallim biznes i vogël apo i madh

Mar 26, 2020 | 11:26
SHPËRNDAJE

Luan-Bregasi-Biznes-Albania-IBNA

Kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi deklaroi se paketa e garancisë ekonomike e miratuar nga qeveria nuk është shumë e studiuar.Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Bregasi tha se nuk janë të qarta pasojat që mund të prodhojë situata e krijuar për shkak të COVID-19.

“Ne e përshëndesim paketën e garancisë ekonomike për situatën që po kalon vendi. Ndoshta pritshmëritë tona ishim më të mëdha, nisur nga disa kërkesa që kishte bërë komuniteti i biznesit. Megjithatë duke e parë me pozitivistet çdo lloj vendimi që merre qeveria në ndihmë të njerëzve, do ta quaja një paketë të vlerësuar, në këtë situatë të rëndë që ka ekonomia. Paketa me 65 mln dollarë për biznesin e vogël, për shtresat në nevojë, nuk dihet nëse është pak apo shumë. E parë nga një këndvështrim më i thellë, do të thoja se përcaktimi i fashës nga 0-14 mln lekë të reja nuk është e studiuar. Sepse ça do të bëhet me ata që e kanë të ardhurat me 20 mln të reja në vit? Qeveria po i jep ndihmë atij biznesi që se ka kaluar më shumë se 20 mln. Ata që e kapërcejnë këtë prag, s’janë të përfshirë në paketën e qeverisë shqiptare. Po çfarë do të bëhet me këtë fashë? Qeveria duhet të mendojë mirë dhe për pjesën tjetër të biznesit, në Shqipëri s’ka një ndarje me thikë; biznesi i vogël, i mesëm apo i madh. Duhet të ndihmohen ata që janë prekur më shumë nga kjo situatë. Ne duam të ndihmohet biznesi i vogël sa të jetë e mundur, por kjo nuk duhet të bëhet mbi këtë bazë.”, -tha Bregasi.

BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura