Paketa ekonomike dhe masat për koronavirusin/ Balla: Kuvendi do i miratojë së shpejti në seancë ‘online’

Mar 26, 2020 | 17:33
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, th ase së shpejti do të miratohen në Kuvend paketa ekonomike dhe masat për koronavirusin.

Në një lidhje me Skype për “Neës 24”, Balla u shpreh se seanca do të mbahet online, me ndihmën e teknologjisë, ndërsa shtoi se aktet normative për COVID-19 kanë hyrë të gjitha në fuqi, por duhen miratuar nga Kuvendi brenda 45 ditësh.

taulant balla kongres

Nëse nuk do të kishim marrë masat në 9 ,mars, do të kishim pasur edhe më shumë edhe pse 99% e shqiptarëve i kanë respektuar këto masa. Kjo është luftë për jetën dhe në këtë luftë mund të heqësh dorë nga çdo gjë. Nesër do të mbledhim konferencën e  kryetarëve në Kuvend, për të përcaktuar punën për miratimin e akteve noramtive të miratuara nga qeveria, aktet normative për COVID-19, janë 7, kanë hyrë të gjitha në fuqi, por duhet që Kuvendi t’i miratojë brenda 45 ditësh.

Ndër to është paketa ekonomike që i vijnë në ndihmë familjeve enë nevojë.ne kemi miratuar jo vetëm pagesën e luftës për të gjithë ata që janë prekur nga pasojat negative të mbylljes. Para se të shkohet në seancë, planifikohen mbledhjet e komisioneve. Gjatë kësaj jave një pjesë e komisioneve kanë funksionuar përmes mbledhjes online. Këshilli Europian, zhvillojnë samitin e tyre, secili në zyrat përkatëse ku po merren vendime të rëndësishme. Teknologjia është një zgjedhje e duhur për të mos e kthyer një mbledhje normale të Parlamentit një shkak për të vënë në rrezik jetën e qytetarëve”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura