Paketa e ndihmës/ Drejtoria e Tatimeve njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Aug 11, 2020 | 17:47
SHPËRNDAJE

Të gjithë ata që nuk kanë marrë ende të ashtuquajturën “pagën e luftës”, kanë edhe rreth dy javë kohë për të bërë ankesë në mënyrë që ta përfitojnë atë.

drejtoria-e-tatimeve

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Tatimeve, afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, do të jetë data 25 gusht.

Njoftimi:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.

Administrata Tatimore do të vijojë me procesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin nё kohё dhe sa mё parё tё këtij procesi brenda afateve tё caktuara.

Ftojmë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura