Pakënaqësitë e De Biazit për rritjen e rrogës, Duka hesht

Jan 12, 2016 | 10:39
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë, trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, reagoi publikisht pas lajmeve të botuara në mediat shqiptare për detajet e kontratës së tij të re dhe më specifikisht për pakënaqësinë e tij për shifrat.

de-biazi-490x282

Italiani, me shumë diplomaci, shprehte pakënaqësinë për rritjen e pagës dhe pretendon një rritje që të jetë në proporcion të shtimit të buxhetit vjetor të institucionit të futbollit në vend.

Gazeta “Panorama Sport” tentoi që të merrte një opinion të kreut të FSHF-së, Armand Duka, meqenëse është ekskluzivitet i tij përzgjedhja e trajnerit të ekipit kombëtar, por ishte e pamundur.

Ky i fundit ka thënë publikisht mendimin e tij për qëndrimin sa më gjatë të trajnerit italian, si dhe faktin që federata do të përmirësojë termat financiarë të kontratës së trajnerit për dyvjeçarin e ardhshëm (siç u miratua në mbledhjen e fundit të KE-së).

Mbetet për t’u parë marrëdhënia mes federatës dhe trajnerit De Biazi për vijimin e bashkëpunimit edhe pas Europianit, ndërkohë që për këtë ka një kontratë që i mban të lidhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura