Pak para se të bëhet nënë, Nora Istrefi nuk njihet më

Apr 27, 2015 | 11:48
SHPËRNDAJE


Gjithë periudhën e shtatzënisë, që nga bërja publike me gojën e saj në spektaklin “Dance with me”, këngëtarja kosovare e përjetoi me shumë sportivitet pritjen e ëmbël. Nga club-et e natës e deri te ngritja e peshave në palestër, ishin disa nga ekzibicionizmat e artistes, e mbështetur edhe nga bashkëshorti i saj, Robert. Ajo që bënte me shumë përshtypje ishte look-u perfekt në foto, aq sa na çudiste me formën e saj të përkryer, edhe pse barku po i rritej dita-ditës. Por, me sa duket, Nora ka postuar foto me filtra, përderisa në këtë foto të shkrepur këto ditë në Tiranë nga paparaci ynë, ne nuk e njohëm fare që ishte ajo. Gjithsesi, është normale që të mos duket aq bukur sa jemi mësuar, përderisa vetëm disa ditë e ndajnë nga momenti që do të sjellë në jetë vajzën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura