Para miratimit në Kuvend, BE anulon grantin 28 milionë euro për projektin e Portit të Durrësit

Nov 24, 2022 | 10:00
SHPËRNDAJE

Bashkimi Evropian duket se është tërhequr nga investimi i projektit për portin e Durrësit. Një grant prej 28 mln euro që ishte parashikuar për rikonstruksionin e kalatave 1 dhe  2 të terminalit tashmë është anuluar.

projekti per portin e durresity

Në faqen zyrtare të “Western Balkan Investment Framework” (Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor) ky projekt mban tashmë statusin ‘i anuluar’.

Ky vendim i BE ka ardhur në një moment kur qeveria po kalon në parlament në mënyrë të përshpejtuar projektin e ri për Portin e  Durrësit.

Në përshkrimin e projektit në këtë faqe, investimi i financuar nga BE do të mundësonte rritjen e kapaciteteve përpunuese të anijeve, rritjen e thellësisë së projektuar me qëllim ankorimin e anijeve me tonazh të madh si dhe do të rriste qëndrueshmërinë e kalatave për tonazhet e larta.

Projekti siç thuhet në faqen zyrtare të fondit për investimet, parashikonte fazën e studimit të fizibilitetit me afat vitin 2019.

1111111111

“Porti i Durrësit aktualisht trajton rreth 90% të shkëmbimit detar të vendit në tonazh dhe 53% të të gjithë tregtisë ndërkombëtare. Terminali ka gjithsej pesë kalata dhe ka një sipërfaqe prej 92,680 m2. Kalatat 1 dhe 2 janë në gjendje të keqe dhe të parregullt. E para u ndërtua në vitin 1972 dhe e dyta midis viteve 1945 dhe 1951. Disa rehabilitime u kryen në vitin 1994. Megjithatë, elementët strukturorë nën ujë tregojnë shenja korrozioni të konsiderueshëm, gjë që pengon funksionimin e sigurt të kapaciteteve të mëdha të ngarkesave.

Për më tepër, thellësia e terminalit pranë kalatave varion midis 7 dhe 8.2 m, kështu që anije mallrash më të mëdha nuk mund të akomodohen në port. Projekti synon rehabilitimin e lidhjes hekurudhore midis Tiranës dhe Durrësit, duke sjellë në përfundim të saj krijimin e një seksioni të rëndësishëm multimodal si pjesë e korridorit të rrjetit bazë të transportit, duke forcuar lidhjet e Shqipërisë me Kroacinë dhe Italinë. Përveç kësaj, ata do t’i ofrojnë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut akses në rrugët e transportit detar.” -thuhet në përshkrimin e projektit, nga i cili BE tashmë është tërhequr.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura